Ngacmoi seksualisht të miturën në banesën e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë
Policia e Sarandës ka arrestuar një 65-vjeçar me iniciale S.S pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur 16-vjeçe në banesën e saj.
Mbi 65-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Në njoftimin e policisë thuhet: Sarandë Ngacmoi seksualisht një shtetase 16 vjeçe, në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari. Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç. Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.