Me makinë të vjedhur dhe kanabis brenda, policia e Sarandës arreston 30- vjeçarin
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, nga verifikimet, automjeti që drejtonte shtetasi K. N., rezulton i vjedhur në Spanjë.
Sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që drejtonte shtetasi K. N., u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të këtij shtetasi.