Detajet nga ngjarja e Finiqit/ U pë*dhunua nga babai i saj, 25-vjeçarja ishte rritur në shtëpinë e fëmijës në Durrës
Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë Finiq, ku babai dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij 25 vjeçe. Ramazan Rroko 67 vjeç është arrestuar pas denoncimit të vajzës.
Pas divorcit të prindërve vajza ishte rritur në shtëpinë e fëmijës, në Durrës dhe prej 1 muaji jetonte në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish me babain e saj.
Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në Polici. Pas fillimit të investigimit nga ana e Policisë, 25-vjeçarja ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj. E ëma e 25 vjeçares jeton në një fshat të Lushnjes dhe vuan nga shëndeti mendor. Deri para një muaji vajza qëndronte në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Sipas deklaratës së 25 vjeëares abuzimi ka ndodhur në ditë të ndryshme, gjatë muajit që ka qëndruar me të atin në Dërmish të Finiqit.