Butrinti zona historike më e vizituar këtë verë
Parku Kombëtar i Butrintit, mbetet siti akeologjik më i vizituar gjatë gjithë vitit, dhe ai që ka patur më shumë fluks gjatë sezonit veror.
Deri më tani, rritja krahasuar me 7 mujorin e një viti më parë ka qenë mbi 60%. Gjithsej nga Janari në Korrik kanë hyrë në Butrint mbi 19.000 mijë vizitorë.
Por kjo shifër pritet të rritet, duke marrë parasysh edhe turistët në muajin Gusht, i cili ka patur edhe më shumë fluks.
Ndërsa në 7 mujorin e parë të 2022-it, Butrintin e kanë vizituar mbi 14 mijë vizitorë.