Sarandë/ Procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë që ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, në zona të ndryshme të rrethit
Pak ditë më parë, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve nga Policia e Sarandës, u goditën 11 raste të tjera të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur 5 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë, për të cilat u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
A. B., 39 vjeç, L. V., 62 vjeç, K. M., I. Q., 41 vjeç dhe G. P., 28 vjeç.
Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, në zona të ndryshme të rrethit të Sarandës, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Operacioni policor “Coastline”, për goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.