Sarandë, I dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, ky është 46 vjeçari që u kap “mat” duke vjedhur pushuesit

46 vjeçari që u kap në flagrancë mbrëmjen e së mërkurës duke vjedhur një hotel është një person i njohur për policinë.

Sipas informacioneve mësohet se Jorgo Kumaraku alias Leonard Kumaraku, ka qenë i dënuar në 2022, me 1 vit e 4 muaj burg për “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje te armeve te ftohta”.

Gjithashtu në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e një kazinoje në Sarandë, ku u dënua me 5 vite heqje lirie dhe në 2013 ai ka kryer edhe grabitje në dy kazino të tjerë.

Ndërkohë sipas të dhënave ky shtetas rezulto se ka qenë i dënuar edhe në Greqi për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Ndërkaq një natë më parë ai është kapur duke vjedhur sendet e turistëve dhe tre televizorë në një hotel në Sarandë.