Oltion Çaçi: Plani për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe çlirimin e trafikut
Kryebashkiaku i Sarandës, Oltian Çaçi në emisionin ‘Log.’ te Panorama TV ka komentuar temën “Shqipëria turistike, probleme dhe përfitime”, ku tha se bashkia e tij është koordinuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Çaçi tha se numri i turistëve në Sarandë është dyfishuar dhe se bashkia do të nisë një sërë projekte për të shtuar hapësirat e akomodimit, si dhe hapja e aeroportit të Vlorës do të shtojë më tepër interesin për ta vizituar këtë qytete.
Sakaq, thekoi se i është kërkuar qeverisë së Edi Ramës një tunel që e bën qytetin me dy hyrje e dalje në mënyrë që të shmanget fluksi i trafikut gjatë sezonit veror.
“Kemi ngritur një grup pune dhe po koordinohemi për sezonin turistik. Janë dy kompani një nga bashkia tjetra nga ministria. Unë vija nga bota e turizmit, biznesit dhe nuk ka asgjë që të punosh dhe shembulli të merret edhe nga kryebashkiaku. Ne vendosëm të kishim bashkëpunime dhe na u dha mundësia për shezlonge dhe çadra që i gjithë plazhi që ka Saranda dhe Ksamili t’i ofrojmë falas. Uji është i pastër, sistemin e ujërave të zeza e kemi të plotë dhe nuk kemi probleme. Nga janari në maj nga 2022-2023, është dyfishuar numri jashtë sezonit. Saranda ka disa vite që është destinacioni kryesor për prurjet e huaja, ka më shumë turiste individualë, ka destinacionin e Korfuzit dhe sezoni nis i pari dhe mbaron i fundit tek ne.
Si mund të rritet turizmi kur nuk ka hapësira të mëdha akomodimi?
Ne do bëjmë iniciativa për ta shtrirë më shumë, hapja e aeroportit të Vlorës do jetë një punto shumë e madhe. Finalizimi do jetë ai i Sarandës, por në bëhemi gati dhe për investime strategjike. Për 3-4 vjet, Saranda do ketë një produkt të madh. Brenda 1 viti janë shtuar prurjet nga Korfuzi, edhe sepse Ksamili është destinacioni më i kërkuar