“Ekualipti i Sarandës”
Nga inxhinjeri Kristo Kauri
Ky dru madhështor që shikoni në foto është Eukalipti i Sarandës, Eucaliptus camaldulensis Dehnh.
Ndodhet në rrethërrotullimin e ish fabrikës së miellit. Është mbjellur rreth viteve 1948-1950. Ka një diametër në lartesinë 1,3 metra ,rreth 1,5 metra, lartesia e drurit është 30 metra dhe një kurorë madheshtore.
Banorët dhe vizitorët janë lidhur shpirtërisht me të. Sejcili ka kujtimet dhe përjetimet e veta. Nën kurorën e tij janë organizuar takimet e para, flertet e para, miqësite dhe zënkat e para. Qytetarët kanë kaluar ndjesi gëzimi, kënaqësie, lumturie, shprese dhimbje, hidhërim, zhgënjim etj.
Është i vendosur në rrethrotullim ,në udhekryq nga ku je i lirë të zgjedhësh katër drejtimet që dëshiron, lagjen, rrugën , qëndrën, portin….
Është pika strategjike ,pothuaj qëndra e qytetit dhe qytetarët i lënë takimet këtu. Ndjejnë garanci, siguri, nuk do të humbasin kur thonë:”Takohemi tek eukalipti.” Ndonjë qytetar apo militant thotë “Takohemi te rrapi”.
Edhe për vizitorët është bërë i njohur.Turistat kur zbresin në port, me eukaliptin përballen , autobuzi për qytetin antik të Butrintit këtu e ka pikënisjen. Këtu ishte dhe ish fabrika e miellit që furnizonte me miell gjithë rrethin. Në afërsi të tij ndodhet dhe Tregu i perimeve me prodhime të freskëta.
Këtu është dhe Porti që të lidh me gjithë botën. Dhe të gjitha këto nuk janë rastesi…
Druri i Eukaliptit e ka origjinën nga Australia. Njihen rreth 700 lloje dhe varitete. Ka rritje dhe zhvillim të shpejtë, befasues dhe sistem rrënjor të fuqishëm. Eshte druri i dytë në botë për nga arritjet në lartësi , arrin deri 90 metra, pas Sekvoja gjigande që arrin mbi 110 metra.
Per herë të parë në vëndin tonë janë mbjellur në vitin 1890-1894 në Frakull të Fierit, më vonë në vitet 1912-1930 në Vlorë, Durrës, Tiranë etj.
Pas viteve 1950 u fut më gjërësisht , sidomos në krijimin e brezave mbrojtës.
Emërtimi vjen nga gjuha greke (ευκαλυπτος), që ka kuptimin, fsheh, i mbrojtur mirë, pra mbron mirë qerthunjt seksual, është dru i “turpshëm”, me moral
I kanë të dyja lulet , femëroret dhe mashkulloret. Pllenimin e realizojne bletët, në këmbim të një mjalti kurativ dhe shumë cilësor.Përvec vlerave ekonomike të materialit drusor, ka dhe vlera të jashtëzakonshme farmaceotike, shëndetsore, mjedisore etj.
Me fitoncidet që lëshon largon dhe vret mikrobet, mushkonjat, krijon freski dhe hije ideale(kondicioner gjigant), pastron dhe dizifekton ajrin, gjallëron dhe freskon trurin ,duke shtuar vëmëndjen dhe aktivitetin trunor, përdoret me sukses në sëmundjet e gripit, astmës, djegje, rematizem, pagjumësi, sëmundjet e dhëmbëve, të gojës etj. etj…….
Per indianët është druri më magjik, më i vleresuar.
I ka të gjitha cilësite dhe vlerat për t’ u admiruar, vlerësuar dhe shtuar .