Bashkia Finiqit nis punën për hapjen e zonave të mbrojtjes nga zjarri
Bashkia e Finiqit ka nisur nga puna per hapjen e zonave të mbrojtjes nga zjarri.
Permes nje postimi ne rrjetet sociale kryebashkiaku Romeo Çakuli shkruan:
“Hapja e zonave të mbrojtjes nga zjarri nga autoriteti i ri bashkiak ka nisur nga fshati Vagalat.
Theksojmë se ndërhyrje të tilla do të kryhen në të gjitha fshatrat, duke forcuar kështu ndjenjën e sigurisë së qytetarëve dhe duke mbrojtur njëkohësisht të gjithë territorin e Bashkisë, gjatë muajve të verës”, shkruan Çakuli.