Zëdhënësi i Belerit braktis emisionin. Demalia: Je fshatar anonim! Dhuli: Fundërrinë, duhet të jesh në psikiatri
Një debat i ashpër është zhvilluar mes analistit Ilir Demalia dhe këshilltarit të Fredi Belerit, Skerdian Dhuli në Report Tv.
Debati nisi për çështjen në të cilën ndodhet Himara, ku Fredi Beleri nuk u betua dot si kryebashkiak, ndërsa është ende në burg.
Në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, dy të ftuarit kaluan në debate personale, ndërsa më pas Dhuli braktisi emisionin.
Dhuli: Fundërrima si puna jote, gjykoj se duhet të jenë në spital psikiatrik
Demaila: Je fshatar anonim, je rrit me bajga, je fshatar
Dhuli: Ti nuk krahasohesh dot me mua, se po ta duash Shqipërinë vjen dhe jeton këtu. Palaço, bën gama gam dhe leh sai qen, këtu mbyllet diskutim im me ty.