Shkoi për të peshkuar, zhytësi 42 vjeçar në Sarandë mbytet në liqenin e Butrintit
Zbardhen detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil.
40 vjeçari Ardit Alikaj u gjet i mbytur në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.
Alikaj ka qenë duke peshkuar me veshje polumbari kur dyshohet se i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.
Trupi i tij është konstatuar në sipërfaqe nga shoku i tij, i cili ka njoftuar policinë.