Rama poston pamjet nga kantieri: Aeroporti i Vlorës po merr formë dita-ditës
Vijojnë punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Këtë të Martë ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama i cili ka postuar foto nga kantieri në rrjetin e tij social Facebook.
“Mirëmëngjes dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës që ka filluar të duket në sipërfaqe e që po merr formë dita-ditës, për ta shndërruar atë në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar e për të pushuar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë