Prishi qetësinë publike pasi luanin muzikë me zë të lartë në lokal proçedohet një person në Ksamil
Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të Planit të Masave me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës, e kryesisht parandalimin e ndotjes akustike, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha lokalet dhe hotelet që gjenerojnë muzikë me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.
Gjate kontrolleve në Qarkun Vlorë, në një lokal, në Ksamil, Sarandë, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar muzikë jashtë orarit të përcaktuar, duke prishur qetësinë publike. Pronari i këtij subjekti gjithashtu ka kundërshtuar mbylljen e muzikës.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u procedua në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetesisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, pronari i këtij lokali, shtetasi me inicialet S. M. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjenerojnë muzikën Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.