Përplasje në Bashkinë e Himarës/ Mbështetësit e Belerit kërkojnë të përzënë punonjësit: Lironi kryetarin
Në Bashkinë e Himarës ka patur përplasje mes mbështetësve të Fredi Belerit dhe punonjësve të Bashkisë.
Teksa sot pritet të konstituohet Këshilli Bashkiak, mbështetës të Fredi Belerit kanë kërkuar që punonjësit aktualë të dalin nga ambientet e Bashkisë.
Për shkak të përplasjeve kanë mbërritur në Bashki forcat e policisë për të shtensionuar situatën.
Bëhet me dije se pranë ambienteve të Bashkisë ka shkuar edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule si dhe ambasadorja greke në vendin tonë Kostantina Kamitsi.