Në Sarandë parkimi ruhet me bidona dhe kone
Parkimi vijon të jetë një mollë sherri për shqiptarët sidomos gjatë verës ku shtohet fluksi i emigrantëve e turistëve.
Por në Sarandë, qytetarët po përdorin mjete rrethanore nga më të ndryshmet për të siguruar vendin e tyre të parkimit.
Një qytetar ka denoncuar këtë fenomen të zënies së vendit të parkimit me bidona dhe kone rrugëve të Sarandës.
Ai thotë se prej disa vitesh e viziton qytetin bregdetar të Sarandës, por parkimi publik po kthehet në një problem serioz nga viti në vit.
Qytetari thotë në çdo rrugë gjen kone dhe mjete rethanore nga më të ndryshme të vendosura nga individ të veçantë të cilët mbajnë të bllokur parkimet publike.