Kundërshtuan punonjësin e policisë, arrestohen 2 të rinjtë, procedohet babai i tyre polic
Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Sarandë, teksa është proceduar penalisht në gjendje të lirë babai i tyre, pasi kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësin e policisë që po shoqëronte njërin prej tyre.
24-vjeçari Perikli Naçi ishte me masë sigurie “arrest shtëpie” për prodhim dhe shitje narkotikësh, por e kishte thyer këtë masë.
Efektivi i policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, po vëllai dhe babai i të akuzuarit kanë ndërhyrë duke mos e lejuar të kryente detyrën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me AMP-në, arrestuan në flagrancë shtetasit Perikli Naçi 24 vjeç dhe Romario Naçi 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e këtyre dy shtetasve, shtetasin Alfred Naçi, 58 vjeç (punonjës policie), pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit Perikli Naçi pasi ai ishte konstatuar duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.