Ksamil, Bllokohet një gomone: Gjobitet pronari i mjetit
Në vijim të kontrolleve të ushtruara në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, shërbimet e Policisë Kufitare, ditën e djeshme, kanë konstatuar një mjet gomone që lundronte në zonën bregedetare të quajtur “Gjiri i Podajve”, Ksamil.
Në vijim të veprimeve, mjeti lundrues gomone, që ishte publikuar edhe në portalin JOQ, u bllokua nga Policia Kufitare, ndërsa për pronarin e tij, shtetasin K. P., u vendos masa administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë të dokumentacionit të nevojshmëm në bord.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe përdoruesit e mjeteve lundruese të të gjitha llojeve, që të zbatojnë rregullat e përcaktuara për përdorimin e këtyre mjeteve, të mbajnë në bord dokumentacionin e nevojshëm dhe të lundrojnë vetëm në zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, që të mos rrezikojnë jetën e pushuesve.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese apo të lundrimit të tyre jashtë zonës së përcaktuar, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm nga strukturat e Policisë.