EMRAT/ Dhunuan drejtorin e “Delvina Gaz”, procedohen babë e bir
Dy shtetas, Bledi dhe Anis Ali, babë e birë janë proceduar në gjendje të lirë pasi kanë goditur me sende të forta 54-vjeçarin, Kristo Dhima banues në Gjirokastër.
Sherri nisi për shkak të përplasjes së automjeteve, ku për pasojë pati vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Delvinë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.