Dega e Rithemelimit në Sarandë vijon sulmet ndaj Këshilltarëve Bashkiak
Dega e Rithemelimit ne Saranda ka vijuar sulmet per anetaret e Keshillit Bashkiak te dal nga listat e partive te tjera.
”
Turpi dhe faktet nga mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak, gjykimin po ja leme demokrateve.
1- PS ka vetem 12 mandate, te djathte me tesere partie jane 16 anetar dhe 3 anetar me parti te tjera. Si eshte e mundur qe PS te marr 25 vota pro kandidatit te vet nga 30 pjesmarres? Dhe vetem 1 abstenim te te nderuarit Ibrahim Bajrami dhe 4 kunder te koalicionit Bashkë Fitojme. Njelloj sikur opozita ne parlament te votonte Lindita Nikollen per te miren e vendit…
2- Propozimi i perfaqesuesit te koalicionit “Bashke Fitojme” per te pasur 4 nenkryetar bashkie ku te perfaqesohej edhe opozita, u votua kunder pikerisht kur kishin 16 vota te djathta qe mund te bashkoheshin per ta miratuar. U votua kunder sepse Blendi Klosi i pranishem ne mbledhje, ishte kunder dhe kerkoi mbledhje per ti kujtuar marreveshjet e bera. Si mund qe nje njeri qe e quan veten demokrat te marr udhezime dhe te varet nga deshirat e Klosit po nuk pati pazar?
3- Sipas ligjit grupit me te madh opozitar me 4 mandate, i takon nje nenkryetar. Ku eshte zbatimi i ligjit?!
4- I njejti grup ne keshillin bashkiak, merr te dy perfaqesuesit ne keshillin e qarkut?! Nderkohe qe votojne njelloj si PS cdo vendim dhe cdo propozim. Nderkohe qe rregullorja kerkon perfaqesim te sa me shume grupeve dhe te grupeve te medhaja si detyrim.
5- Pranimi i nje votimi antiligjor me 3 kryqe per nenkryetaret e keshillit ku perseri vetem 4 anetaret e BF kundershtuan.
Partia Demokratike Sarande ka treguar modele qytetare te mbarimit te gares dhe takimit te kundershtarit si e fundit e kandidatit tone te jashtezakonshem Ardit Cikuli me Olti Cacin apo edhe te 2021, te deputetes tone Ina Zhupa me Anila Denaj. Asnje qytetar nuk tha gje per kete!(me perjashtim te disa prej atyre qe sot jane ne foto dhe e quajne qytetari dhe dje e quanin tradheti)
Foto ne marrjen e mandatit te Oltit ishte thjesht kurorezimi i ketyre marreveshje qe parashtruam me lart, si nje kujtim i dites. Ishte qershia mbi torten e pazarit. Foto nuk do kishte asnje vlere vec qytetarie nese do ishte bere pasi ti kishe votuar kundra dhe kundershtuar. Po ky nuk ishte realiteti.
Historia vazhdon, votimet e perbashketa per buxhete dhe per projekte do na i shohin syte ne vazhdim dhe justifikimi do jete ne te miren e “qytetareve”… Budallenj nuk i beni dot demokratet”, thuhet ne postimin e tyre.