VIDEO/ Shkolla Jo Publike “Dea 2001” koncert në Serbi
Shkolla Jo Publike “Dea 2001” Sarande eshte nisur mengjesin e sotem ne oren 07:00 me grupin e saj artistik, do të përfaqësojë Sarandën në një takim kulturor – artistik, në Serbi, ku pjesëmarrëse do të jenë edhe grupe të tjera artistike nga shtetet e Ballkanit.
Në përmbajtje të repertorit ky grup artistik ka pjesë instrumentale, valle te tabanit popullor.
Në repertor grupi i violinave ka dhe një pjesë instrumentale të shkëputur nga kolona zanore e një filmi të njohur serb.
Grupi artistik i drejtuar nga koordinatorja Maria Demiri dhe me drejtues artistik Zamir Brinja.