SONDAZHI: Kandidati i MEGA-PS Romeo Çakuli fiton bashkinë e Finiqit
Romeo Çakuli kandidati i partisë MEGA në aleancë me Partinë Socialiste rezulton fitues i zgjedhjeve për bashkinë minoritare të Finiqit.
Çakuli ka marrë mbështetjen më të madhe në rrjetet sociale dhe në terren nga banorët e territorit të Finiqit gjatë fushatës elektorale që ka kryer gjatë gjithë këtij muaji.
Ai ka takuar dhe vizituar të gjithë fshatrat e bashkisë së Finiqit duke biseduar me qytetarët, premtuar zgjidhje të çdo problematike që ata i shoqëron, si dhe ka shpalosur programin e tij për katër vitet e ardhshme në krye të bashkisë.
Ndryshe ka qenë situata me kandidatët e tjerë të cilët nuk kanë gëzuar përkrahjen e banorëve të kësaj bashkie.
Kjo për shkak se ata kanë qenë më parë kryetar bashkie të Finiqit dhe mbahen mend për abuzimet dhe korrupzsionin që kanë kryer, siç është rasti i kandidatit të dyshes Meta-Berisha Leonidha Kristo.