Sarandiotët që jetojnë në Athinë, japin mbështetjen për Oltion Çaçin
Oltion Çaçi kandidati i PS-së për bashkinë Sarandë, ka zhvilluar takime në Athinë me bashkëatdhetarët që jetojnë e punojnë në Greqi.
Ata kanë shprehur mbështetjen e tyre për Çaçin si alternativa e duhur për të drejtuar bashkinë e Sarandës pas 14 majit.
“Mirënjohës për kontributin e tyre të vazhdueshëm për zhvillimin dhe përparimin e vendlindjes.
Falenderues nga zemra për mikpritjen dhe mbështetjen e pakursyer për vizionin tonë për Sarandën për më shumë mundësi investimi dhe mirëqënie për qytetarët tanë”, shprehet Oltion Çaçi pas takimeve.