Rama i rikthehet Ecokampusit në Sarandë: Ja çfarë kam kërkuar
Te Ecokampusi i braktisur, siç gjithë ambienti magjepsës rreth e rrotull, një lloj mushkërie e Sarandë mes ndërtimeve, nuk do ndërtohet, siç thonë gojë të liga.
Këtë garanci ka dhënë kryeministrit Rama gjatë një podcasti me kryebashkiakun e mundshëm Olti Çaçi, duke paralajmëruar madje jo vetëm përmbylljen e Ecokampusit si një institucion shkollor unik, por dhe shndërrimin e të gjithë hapësirës në një park kreativ për qytetin, në funksion edhe të rritjes së ofertës turistike, pra jo vetëm për larmishmërinë e jetës urbane të qytetit.
“Këtu në sarandë ne kemi një supervend, unë e kam dëshiruar që t’i kalojë qytetit, vila dhe gjithë ajo pjesa qeveritare, dhe ka filluar një investim. Pikërisht aty do fokusohemi shumë fort te shkollimi, te trajnimi, te angazhimi për të gjithë atë botë turizmi që nuk është vetëm shërbim, por që është argëtim, spektakël, është përfshirje e gjithë komponentëve dhe kategorive që janë në funksion të kësaj bote…”, tha Rama, lidhur me atë territor të patrajtuar e lënë djerrë, mes një gjelbërimi që s’e has askund të në Saranë, ndodhur si një oaz qetësie e relaksi mes një batërdie ndërtimore.
Megjithatë, mbetet pikëpyetje e madhe se pse është lënë ashtu deri më tani, duke qenë se është patur dhe pushteti qendror dhe ai lokal.