Policia e Sarandës dhe Delvinës në gadishmëri të plotë për zgjedhjet
Paraditen e sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në Komisariatet e Policisë Sarandë, Himarë dhe Delvinë është bërë instruktazhi i të gjitha forcave të policisë, të ngarkuar me detyra në kuadër të këtij procesi zgjedhor, në qarkun Vlorë.
Punonjësve të policisë ju është kërkuar të tregojnë profesionalizëm e korrektësi në detyrat e përcaktuara në planin e masave përsa i përket marrjes në ruajtje të objekteve zgjedhore.