Makina del nga rruga në aksin Sarandë-Borsh/ Vdes shoferi, plagosen dy pasagjerët
Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Sarandë-Borsh. Një automjet top “Opel” ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi Jorgo Bitri ndërsa janë plagosur dy pasagjerët, të cilët po marrin trajtim në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh, shtetasi J. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi J. B, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët, shtetasit L. K., 44 vjeç dhe A. Z., 47 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.