Himarë, SPAK arreston Fredi Beleri për shitblerje votash
Arrestohet kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Ai është shoqëruar pak pas mesnate në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës.
Burime thanë se Beleri është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave.
Është shoqëruar rreth orës 00:15 në brendësi të restorantit të tij në Himarë.
Bashkë me Belerin mësohet se janë ndaluar edhe dy persona të tjerë. Sipas informacioneve, operacioni është kryer nga SPAK. Belerin e kanë shoqëruar dy persona të drejtim të komisariatit.