Destinacioni i javës: Fshati Lukovë, 20 km nga qyteti i Sarandës
Lukova është një fshat i vogël bregdetar, rreth 20 km nga Saranda ngritur në këmbë të malit Lavan, në lartësi 170m.
Vendndodhja e tij e hershme është qyteza e Dhoknës në kodrat e Gjashnjarit që i takon shek. III – II para.
Krishtit, ndërkohë që fshati përmendet me emrin Lukovë në dokumentat e regjistrimit osman të viteve 1431 dhe 1582.
I vendosur në një pozitë mjaft të favorshme gjeografike, në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallësh, Lukova ruan karakteristikat tipike të fshatrave të bregut.
Një pjesë e mirë e fshatit ruan arkitekturën tradicionale të ndërtimit, me banesa dy apo tri kate, me portat me qemer dhe kalldrëmet e gurtë që gjarpërojnë mes tyre.
Brenda fshatit ndodhet edhe kisha e “Shën e Premtes”, një kishë e tipit bazilikal me kupolë, ndërtim i shekullit XVII. Bregdetit të Lukovës i shtohen edhe një numër i madh plazhesh e gjiresh me ujë të kristaltë, që frekuentohen nga vendasit por edhe shumë turistë të huaj.