Deputetja e Berishës mbledh kandidatët e Këshillit Bashkiak të Sarandës
Deputetja e Berishes per Saranden, Ina Zhupa, ka mbledhur kete mengjes te se martes ne nje takim kandidatet per Keshillin Bashkaik te Sarandes.
Te pranishem kane qene dhe kryetaret e degeve te partive aleate.
“Bashkë me aleatët, drejtuesin politik të Partisë së Lirisë Dhimitraq Lapaj, drejtuesin e OMONIA dhe përfaqësues i PBDNJ Vasil Kajo, kryetaren e PD Manjola Nikollo, kandidatin për Sarandën Ardit Cikuli dhe kryesuesin e listës së këshillit bashkiak Shpëtim Ahmeti bashkëbiseduam me ekipin e parlamentit të ardhshëm të qytetit.
Vlerat, profesionalizmi, integriteti moral, njohja e qytetit dhe përfaqësimi i komuniteteve janë pikat e forta të kandidatëve tanë për në Këshillin Bashkiak Sarandë.
Vota për nr 1️⃣ është votë që zëri juaj të dëgjohet në parlamentin e qytetit.
Vota për nr 1️⃣ është votë që këshilli bashkiak të jetë në shërbim të qytetit.
Vota për nr 1️⃣ është votë ku fiton përfaqësim dinjitoz çdo qytetar.
Bashkë Fitojmë, VOTO 1️⃣”, shkruan Ina Zhupa.