Si duhet lexuar kandidati Olti Çaçi?
Nga Ermir HOXHA
Si duhet lexuar kandidati Olti Çaçi?
A ka vërtet premisa ky riosh me dhunti sipërmarrësi turistik për t’i dhënë Sarandës atë çfarë i duhet?
Pa dyshim që Olti Çaçi është kryellaf i zgjedhjeve në Sarandë, në një pikëpamje dhe në rrafsh kombëtar, për shkak të një profili menaxherial në fushën e biznesit turistik, të cilit i besohet, sipas një modeli suksesi pikërisht aty, te protagonizmi i tij privat, edhe menaxhimi i një qyteti turistik si Saranda.
Kuptimplotë është fakti se ndërsa qyteti ka uri për lulëzim, edhe duke qenë se ka një lule simbol si bukenvilja, për ta hijeshuar e zbutur egërsinë e ndërtimeve, jo aq në masë sesa në një lloj arkitekture të rëndomtë, Çaçi vjen me brendin Flower, një ndërtim të të cilit e ka dhe në hyrje të Sarandës.
Kompleksi me të njëjtin emër është ndër ndërtimet me arkitekturën më joshëse në qytet, me diferencë të dukshme rreth e rrotull apo në plan më të gjerë, në të gjithë shtrirjen e qytetit, ku si detaj theksues është e bardha shkëlqimtare, ballkonet e lulëzuaras, si dhe dyerdritaret e kuadratuara. Është ky lloj ndërtimi një prej pasaportave të sqimës dhe shijes arkitekturore të Olti Çaçit, gjë nga e cila vuan sot e gjithë ditën Saranda, prej një vulgariteti mbizotërues në ndërtime, me shumë pak përjashtime.
Ai është një gjysmë sarandiot e gjysmëtepelenas, POR ME IDENTITETIN E TIJ KRAHINOR PRIREN TË MERREN ATA QË U KA MBETUR ora NË NJË MËNYRË TRADICIONALE TË MENDUARI mbi një kryemenaxhment qyteti (Kryebashkiak), modeli i të cilit deri më tani, nuk ka qenë as i mjaftueshëm e as thelbësor për një rezultat të dukshëm në modernizimin e qytetit në funksion të një ofertë të parefuzueshme turistike dhe jo vetëm në verë, jo vetëm për shqiptarë apo jo vetëm për të huaj.
Saranda ka nevojë ulëritëse të modernizohet, në shumë pikëpamje, nëse synohet të jetë dhe brend joshës në nivele të larta konkurruese me simotrat e saj në Jon e Mesdhe. Dhe modernizim do të thotë NJË TJETËR MËNYRË TË MENDUARI, TË VEPRUARI, TË NDËRTUARI, TË OFERTUARI, ME FINALE DALJEN NGA NJË LLOJ PROVINCIALIZMI TURISTIK DHE EKONOMIK.
Deri më tani, Olti Çaci i afrohet një modeli krejt tjetërçka në të menduarit se si shkohet gjer aty. Me pamje rinore ku i lexohet një vitalitet fizik, ai si karakteristikë bazë ka, të qënit praktik, duke i lexuar realitetet urbane e familjare me sy biznesi. Saranda është treg dhe kështu duhet trajtuar. Të tjerat janë patetizma. Në fund të ditës, çdo qytetar i saj duhet të bëjë një bilanc ekonomik, se ç’fiton ai duke jetuar në një qytet turistik. Dhe gjithçka duhet bërë nga vendimmarrja e qytetit duhet të jetë në funksion të kësaj finaleje, duke përfshirë dhe cilësinë e shërbimeve publike me pikënisje VIZIONIN BASHKIAK TË MENAXHIMIT TË QYTETIT. Kjo lexohet te prakticiteti dhe ideorja e Olti Çaçit. Deri më tani, qyteti nuk ka provuar një të tillë
kryebashkiak. S’mund të thuhet që të tjerët para tij kanë qenë të dështuar, aq më pak i fundit, Adrian Gurma, i patëmetë sidomos në sharm dhe komunikim publik, por ndoshta rrethanat apo dobësi të natyrshme njerëzore, nuk i kanë çuar në plotësimin e çdo pritshmërie nga qytetarët, votuesi.
Dhe nuk ka ndodhur e as do ndodhë ndonjëherë që një pushtetar, kryeqeveritar a kryebashkiak, të gëzojë unison vlerësimi për produktin e tij. Këtu është rasti që thjesht të veçohet risia me emrin Olti Çaçi. Premisat janë mos zhgënjejë. Nëse keni kuriozitet për të, takohuni dhe dëgjojeni. Mundet të lexoni mendjen tuaj te mendja e tij, vizionin tuaj mbi qytetin, te vizioni i tij…