Sarandë, arrestohet 37- vjeçari i akuzuar për “Shpërdorim detyre”
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit N. J., 37 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 24.02.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.