Saranda “blihet” nga të huajt/ Çmimet e banesave janë rritur, shqiptarët nuk i përballojnë dot
8 vite me parë Xhulia erdhi nga Moska për pushime në Sarandë, por qyteti i pelqeu aq shumë sa vendosi të jetë rezidente këtu.
“Jeton prej më shumë se 8 vitesh. Më pëlqen sepse këtu është shumë bukur. Mot i qetë, i mirë, njerëzit janë miqësorë dhe sigurisht më pëlqen deti. Kam shëtpinë time këtu që e kam blerë. Erdhëm fillimisht me pushime por më pas vendosëm të qëndronim,” tha ajo.
Erjon Çumani agjent imobiliar pohon se në Sarandë gjithnjë e më shumë apartamentet po blihen nga të huajit, për asrye biznesi apo si një investim për vitet e mëvonshme.
“Sidomos këto 2-3 vitet e fundit të paktën kërkesa ëhstë në rritje për këto lloj pronmash. Blerësit janë kryesisht të huaj, por dhe shqiptarë vendas e në emigracion,” tha ai.
Hyrja në treg e të huajve ka rritur në Sarandë çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve me së paku 30%. Teksa zonat e preferuara prej tyre janë ato në vijën e parë apo me pamje nga deti.
“Trendi i çmimeve në Sarandë është gjithmonë në rritje referuar këresës së madhe. Momentalisht nuk i përgjigjemi dot ofertës, kërkesës me ofertën që kemi. Çmimet janë në pozicionet e ndryshme. Në kantieret e reja janë 1500-2500 euro m/2,” tha ai.
Për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri blerja e një apartamenti në Sarandë, po behet e vështirë. Ndërsa vetë sarandiotët kanë nisur masivisht të përdorin shtëpitë e tyre si një alternativë biznesi gjatë sezonit turistik.
“Për blerësit shqiptarë nuk e shohim shumë pozitivisht pasi trendi po shkon drejt uljes, pasi çmimet aktuale janë të papërballueshme nga ky kontigjent,” tha ai.
5-vjeçarin e fundit shitblerjet e pronave në Sarandë kanë njohur rritje.