Romeo Çakuli takime në Zakynthos me bashkëatdhetarët nga Finiqi
Kandidati i partisë MEGA për bashkinë e Finiqit i mbështetur dhe nga Partia Socialiste Romeo Çakuli, ka zhvilluar takime me bashkëatdhetarët e kësaj zone në Zakynthos.
“Në Zakynthos, me bashkatdhetarët tanë nga Skrania, Rahoula, Sopiki, Halio, Alyko, Grava, Marafendi, Tremouli, Vryoni që jetojnë dhe punojnë në ishull.
Patëm një bisedë të gjatë dhe të sinqertë, në një klimë shumë të këndshme, duke diskutuar për çështje që i preokupojnë dhe të lidhura pandashëm me vendlindjen tone”, shkruan Romeo Çakuli që ka postuar dhe fotot nga takimi.