Oltion Çaçi takime ma banorë dhe përfaqësues të biznesit të Sarandës: Ja fokusi i bisedës
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Sarandës, Oltion Çaçi, ka zhvilluar paraditen e kësaj të marte një takim me përfaqësues të bizneseve të zonës.
Ai u ka premtuar atyre se me të në krye të bashkisë pas 14 majit, do të punojë për të rritur vlerën dhe aksesin e kësaj zone.
“Me banorë e përfaqësues të biznesit për t’iu dhënë zotimin se bashkia që unë do të drejtoj do të bëj shumë më tepër për të rritur aksesin dhe vlerën e kësaj zone, si një parakusht për zhvillimin dhe rivitalizimin e sipërmarrjes vendore”, shkruan Oltion Çaçi.