Oltion Çaçi takim me stafin e “ Antoni Athanas”: Më shumë mbështetje për këtë shkollë
Oltion Caci, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Sarandë ka zhvilluar takim me stafin pedagogjik te shkolles Antoni Athanas.
Gjatë bashkëbisedimit u paraqiten problematikat dhe kerkesat ndaj stafit.
Nje nder kerkesat kryesore ishte bashkëpunimi I Bashkise Sarande per promovim dhe mbeshtetje ndaj shkolles.
“Me stafin pedagogjik të shkollës “Antoni Athanas” për të ndarë vizionin për një turizëm i cili ka nevojë për më shumë mbështetje dhe investime.
Ne jemi të bindur se në bashkëpunim me organizatat më të mira ndërkombëtare turistike do të lobojmë për mbështetje me grante dhe programe trajnimi me standarde europiane për t’a shndërruar këtë institucion në një qënder ekselence për gjeneratat që do të investojnë dijet e tyre në këtë sektor.
Mbjellja e pemëve nuk mungoi as sot, ku së bashku me stafin e shkollës vijuam rrugëtimin e gjelbër drejt 14 majit”, nenvizon Çaçi.