Kandidati i Berisha-Metës, Cikuli: Do mundohem të bëj diçka pë Ksamilin
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga dyshja Berisha-Meta, për bashkinë e Sarandës, Ardit Cikuli, zhvilloi një takim me banorët dhe bizneset e Ksamilit.
Cikuli i premtoi banorëve dhe biznesit se, do të rehabilitojmë qytezën e Ksamilit të harruar për 12 vite.
“Në Ksamil me banorë e biznese, diskutuam mbi hartimin e strategjive për të rehabilituar qytezën e harruar për 12 vite.
Çdo ksamiliot e shpreh shqetësimin e rrugëve të shkatërruara, ndriçimi është i pjesshëm, mbetjet urbane janë aty, dhe për hapësira të gjelbra e kënde lojërash nuk diskutohet”, theksoi ai në një postim në rrjetet sociale.