Inspektori ishte në kërkim nga policia prej 1 viti, lihet i lirë nga Gjykata e Sarandës pak pasi u vetëdorëza
Gjykata e Sarandës, me kërkesë te Prokurorit, ka lënë të lirë ish Inspektorin e IVMT Sarandë, Nertion Jano, 37 vjeç.
Jano u vetëdorezua para dy ditësh, pasi ishte në kërkim prej 24 shkurtit të një viti më parë duke qenë se ndaj tij ishte caktuar masë sigurimi në mungesë “Arrest ne Burg” për “shpërdorim detyre”.
Jano u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja” ku tre funksionarë të Bashkisë dhe një biznesmen dyshohen për ndërtimin pa leje të një pallati 7 katësh në hyrje të Sarandës.
Ish Kryeinspektorja qëndroi rreth 6 muaj në qeli, ndërsa prej atëherë janë në kërkim një Inspektor dhe biznesmeni ndërtues, ndërsa Jano u vetëdorëzua.
Edhe pse ndaj këtij te fundit ekzistonte një masë sigurimi në mungesë “Arrest ne burg”, Prokurori Ilir Hoxha kërkoi sot ndryshimin e masës në “detyrim paraqitje” e cila u vendos në fund edhe nga Gjyqtari Fatmir Ndreu, duke urdhëruar kështu lirimin e 37-vjeçarit Jano