EMRAT/ Policia e Sarandës: Dy persona janë zhdukur në rrethana të paqarta
Dy persona nga Saranda, janë zhdukur në rrethana të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se prej ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët shtetasit Leonard Thodhori, 46 vjeç, banues në fshatin Çukë, dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, banues në Sarandë.
Policia e Sarandës prej orësh po kryen kqyrje kamerash sigurie, dhe kontrolle të ndryshme.
Ende nuk ka një pistë hetimi lidhur me zhdukjen e dy personave.