Destinacioni i javës: Banesa e fortifikuar & tempulli antik Dobër, 21 km nga qyteti i Sarandës
Banesa e fortifikuar e tipit vilë dhe tempulli antik i Dobrës ndodhen në një kodër të vogël, në të djathtë të rrugës automobilistike Sarandë-Qafë Botë, në veri të fshatit Vagalat.
Tempulli përfaqësohet nga një trakt muri me gjatësi rreth 15m, ndërtuar me blloqe gurësh në formë paralelopipedi.
Rrënojat e banesës ndodhen rreth 100 m në lindje të tempullit, mbi kodër. E datuar rreth shekullit të IV para.
Krishtit ajo zhvillohet mbi një planimetri me oborr qëndror dhe një kryekullë në mesin e saj me funksion strehimin por edhe vrojtimin për të kontrolluar rrugët e brendshme të territorit Prasaib.
Banesa rrethohet nga një mur perimetral në formë drejtkëndëshi që mbyll një sipërfaqe rreth 1700m².
Pjesë të saj janë edhe një kompleks kthinash banimi dhe hajate për të plotësuar aktivitetin ekonomik.