Ardit Cikuli merret për intervistë në televizionin e Berishës: Kundërshtari im ka shumë njerëz në takime, ja pse ndodh
Kandidati i dyshes Meta-Berisha, Ardit Cikuli, është marrë në intervistë ne televizionin që financohet nga Shkelzen Berisha për të folur për kandidimin e tij për bashkinë e Sarandës.
Edhe pse ishte aty për të folur për ndonjë ide të tijën se çfarë mund të bëjë nesë zgjidhet kryebashkiak, Cikuli ka folur për tema të tjera.
Ai është marrë më së shumti me aktivitetet politike që organizon rivali i tij, dhe shqetësohet nga pjesëmarrja e lartë në takimet e kandidatit të PS-së.
Gjithashtu edhe Cikuli përsëriti refrenin e çdo kandidati të Berishës duke bërë sikur kërkojnë ballafaqim në debate.