Ardit Cikuli: Me mua Saranda do ziej dimër-verë
Ardit Cikuli, kandidati i koalicionit opozitës “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Sarandës në zgjedhjet vendore të 14 majit deklaron se Saranda do ziej nga gjallëria dimër-verë.
“Do kthejmë gjallërinë në Sarandë edhe gjatë muajve të tjerë të vitit, jo vetëm gjatë verës.
Më shumë punë dhe bashkëpunim do ia arrijmë që Saranda të jetë aktive gjatë gjithë vitit, jo vetëm me sezone”, u shpreh per Ora News kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”