Ura pa këmbë/ 50 familje në Kalasë të Delvinës kalojnë mbi një urë të rrezikshme
Kjo urë është ndërtuar 15 vite më parë në mënyrë amatore dhe u ka shërbyer banorëve deri më sot.
Por gërryerja e saj nga lumi nuk e bën më të sigurt për banorët e fshatit.
Banorët thonë se bashkia i ka braktisur, edhe pse disa jerë u ka premtuar se ura do të rehabilitohej asgje e tillë nuk ka ndodhur në realitet.
Nga ana institucionale ka një miratim të projekt idesë për rikonstruksion e urës me vendim të datës, 23.12.2020. Por deri më tani gjithcka ka mbetur vetëm në letra.
Të gjendur pa përkrahje institucionale banorët e Kalasës disa herë kanë investuar vetë ,për infrastrukturën e brendshme të fshatit të tyre.
Edhe këtë herë thonë se me shumë mundesi do të detyrohen të mbledhin të hollat e tyre, për të rehabilutuar urën.