U tërhoq nga lista për Këshillin Bashkiak Sarandë, Irineos Bello akuza koalicionit “Bashkë fitojnë”: E kanë kthyer degën në biznes privat
N/Kryetari i FRPD Irineos Bello, ka hedhur akuza pas tërheqjes që bëri nga lista e Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Bello shkruan se dega e koalicionit “Bashkë fitojmë” është bërë biznes në Sarandë, ku është thyer çdo statut.
Ai hedh akuza dhe ndaj deputetes së zonës, ndërkohë që shton se edhe pse ishte ndër më të votuar në zgjedhjet brenda kryesise, emri i tij në listën për Këshillin Bashkiak ishte nga fundi.
“Pasi u njoha me listen zyrtare te kandidateve per Keshill Bashkiak te koalicionit “Bashke fitojme” vendosa te jap doreheqjen nga listat e keshillit bashkiak. Sepse e kane ber degen e sarandes si nje biznes privat ku vota e lire ska vler.
Dhe kane dal kundra cdo statuti se kryes e deges votoj per lista e keshillit dhe ne funde vendim e moren udheheqsit e deges Gjithashtu kerkoj nje perfaqesim tjeter deputeti per Saranden per shkak se mendoj se deputetet aktual nuk na perfaqesojn me.
Ne zgjedhet brenda kryesise se PD une mora me shume vota se disa anetare te tjere dhe sot ne listen zyrtare te kandidateve per Keshill Bashkiak shoh emra qe kane marre me pak vota se une.
Kjo eshte nje goditje e rende qe i behet demokracise brenda forces tone politike po dhe nje goditje qe i behet forumit rinor”, shkruan Irineos Bello.