PD publikon profilin e kandidatit për bashkinë e Sarandës, Skënder Muços
PD-ja zyrtare e drejtuar nga grupimi i Enkelejd Alibeajt ka publikuar nje profil ne faqen e saj zyrtare te kandidatit te tyre per Saranden.
NJOFTIMI I PD
🔹Skënder Muço, Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë #Sarandë ⬇️
Skënder Muço, me profesion jurist, Mjeshtër Sporti në not dhe një nga figurat më të nderuar të Sarandës do të garojë për Bashkinë e skajit jugor të vendit, Sarandë.
Skënderi e ka lidhur jetën e tij me Sarandën dhe ka dhënë kontributin e tij modest jo vetëm në sport, por edhe në biznes e politikë.
Ai është i njohur veçse si një sportist i madh, pjesë e një familje kampionësh në not, gjithashtu edhe për kontributin e tij qytetar, gjë që e bën atë një kandidat potencial për Bashkinë. Ai është i martuar dhe baba i tre fëmijëve dhe prej disa vitesh një biznesmen i suksesshëm.
Skënder Muço, është qytetar nderi i Sarandës, kontribues që në themelim në Partinë Demokratike, si dhe ka qenë përfaqësues i PD-së në Këshillin Bashkiak.
Ai ka një vizion për qytetin e tij, vizion i cili do ta kthejë Sarandën në një Bashki të qytetarëve.