Oltion Çaçi mesazh falënderimi për kandidimin në Sarandë: Do e kthejmë qytetin në destinacionin kryesor të turizmit shqiptar
Oltion Çaçi ka bërë reagimin e tij të parë pas zyrtarizimit si kandidat i PS-së për bashkinë e Sarandës.
Teksa ka falenderuar Partinë Socialiste që i ka dhënë besimin për të kandiduar në Sarandë, Çaçi ka thekson se “Saranda për mua ka qenë vendi ku kam nisur ëndrrën për zhvillimin e turizmit dhe qyteti ku e jetova këtë ëndërr të realizuar”.
Ai thekson se do e shëndërrojë Sarandën në destinacionin kryesor të turizmit shqiptar.
MESAZHI I PLOTË
Faleminderit Partisë Socialiste për besimin që më dha për të kandiduar për të drejtuar Bashkinë e Sarandës.
Saranda për mua ka qenë vendi ku kam nisur ëndrrën për zhvillimin e turizmit dhe qyteti ku e jetova këtë ëndërr të realizuar.
Tani duke garuar për Bashkinë do të kem shansin ta kthejmë qytetin në destinacionin kryesor të turizmit shqiptar për ta bërë çdo qytetar të Sarandës krenar për qytetin e tyre.
Faleminderit Oltion Çaçi