“O dhëndër kur të bëri nëna…”, njihuni me policen nga Saranda që punon part time edhe si këngëtare (VIDEO)
Uniforma e policisë shpesh të ngjall frikën e pushteti të drejtë. Por Behije Dida një oficere në gjykatën e Sarandës ka vendosur që profesionin e saj ta ndërthurë herë pas herë edhe me muzikë.
E ka të vështirë kur e pyesin se kush është profesioni i saj. Behije Dida që prej vitit 2015 ka veshur uniformën e policisë. Ka qënë një ëndërr në sirtar e saj që në rininë e hershme nuk guxonte ta ndiqte.
Përvec ruajtjes së rendit prej vitesh këndon këngë popullore të zonës së jugut. Këtë pasion e ka patur që në vogëli.
Kujton kohën kur këndonte sëbashku me nënën e saj. Arrin me shumë sukses të ruajë balancat, nga serioziteti i uniformës deri te mbrëmjet muzikore.
Behije Dida ka patur mbështjen e fëmijëve për të ndjekur si profesionin ashtu edhe pasionin.