Nga një zyrtar i sukseshëm në bashkinë Sarandë, tek kandidimi për bashkinë Finiq. Kush është Roemo Cakuli, kandidati i koalicionit PS-MEGA
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë Blendi Klosi në daljen e tij zyrtarizoi emrin e Romeo Cakulit si kandidat i koalicionit PS-MEGA për bashkinë e Finiqit.
Romeo Cakuli është një nga personalitetet e Finiqit ku ka dhënë një kontribut për gjithë komunitetin e kësaj bashkie.
Por kush është Romeo Cakuli?
Romeo Cakuli ka lindur në vitin 1965 në Dermish (Shen Sofia), që është pjesë e bashkisë minoritare të Finiqit.
Ai ka qenë në katër vitet e fundit në postin e zv. Kryetarit të bashkisë së Sarandës. Përveç këtij pozicioni, Cakuli ka drejtuar dhe Qëndrën Kulturore për Fëmijë dhe disa sektorë të tjerë.
Këto poste të rëndësishme, Cakuli i ka drejtuar me përkushtim dhe profesionalizëm, ku aktivitetet e shumta që ai ka organizuar gjatë sezonit turistik i dhanë Sarandës një tjetër pamje tërheqëse dhe të pëlqyer nga ana turistëve vendas dhe të huaj.
Thjeshtësia dhe shërbimi që dha edhe si nën kryetar i bashkisë, e bën Romeo Cakulin një nga zyrtarët më të respektuar të bashkisë së qytetit bregdetar.
Tashmë sfida e tij e re do të jetë të drejtojë bashkinë e Finiqit, një zonë me mjaft potencial që Romeo Cakuli do e nxjerr në pah për të thithur sa më shumë vizitorë për të zbulur asetet e kësaj zone.
Nën drejtimin e Romeo Cakulit bashkia e Finiqit do të ketë një frymë të re bashkëpunimi, bashkërendimi, dhe nevojën e madhe që do të ketë së bashku me komunitetin minoritar të zonës një energji të re dhe çuarjen përpara të projekteve të reja.