Në ditën ndërkombëtare të ujit, Ujësjellësi Sarandë zhvillon aktivitet ndërgjegjësues
Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, Ujësjellës – Kanalizime Sh.a Sarandë zhvilloi paraditen e së premtes në mjediset e Shetitores së qytetit një aktivitet ndërgjegjësues, aktivitet ky tashmë i përvitshm.
Përmes posterave flitej për rëndësinë e ujit. Tereza Shano, specialiste e marrëdhënieve me mediat në Ujesjellës – Kanalizime Sh.a Sarandë në prononcimin për mediat bëri publike qëllimin e aktivitetit në Ditën Ndërkombëtare të Ujit.
Merrnin pjesë punonjës të kësaj ndërmarrjeje. Merrte pjesë gjithashtu edhe Drejtori Administrativ i Ujësjellës – Kanalizime Sh.a Sarandë, Armando Goxharaj.