Gafur Brahimit i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Delvinës

Gafur Brahimi eshte shpallur qytetar nderi i Delvines.

NJOFTIMI

KËSHILLI I BASHKISË DELVINË VENDOSI DHËNIEN E TITULLIT:
“Qytetar Nderi”
i BASHKISË DELVINË
Z. Gafur Brahimi me motivacionin:
“Për kontributin e çmuar e të parreshtur në fushën e arsimit, në gytetin e Delvinës e më gjerë, si drejtues i denjë, edukator dhe mësues i përkushtuar që me profesionalizëm të lartë arriti të përcjellë suksesshëm te brezi i ri dijen, kulturën, qytetarinë dhe ndjenjën e lartë të atdhedashurisë.”

I urojmë profesor Gafurit ta gëzojë këtë titull të lartë dhe urojmë që shembulli i Tij të ndiqet nga kushdo që dëshiron të lërë gjurmë suksesi në Delvinën tonë të dashur!