Destinacioni i javës:Lumi Bistrica, 5 – 20 km nga qyteti i Sarandës
Lumi Bistrica fillon në burimet karstike të shpatit perëndimor të Malit të Gjerë, ku burimi i “Syrit të Kaltër” konsiderohet si më i rëndësishmi.
Bistrica ka furnizimin më të fuqishëm nëntokësor në Shqipëri.
Rrugës duke kaluar në një reliev malor, me rrjedhje të rrëmbyer dhe brigje të larta, pasurohet me burime të tjera derisa del në zonë fushore ku bashkohet me lumin Kalasë dhe përmes kanalit të Çukës derdhen në Detin Jon.
Gjatësia e tij shkon 31.5 km dhe lartësia mesatare rreth 464 m.
Lumi ka ujëra të tejdukshëm dhe të ftohtë, me temperaturë që arrin 12.9 gradë celcius dhe me sasi të bollshme edhe gjatë verës.
Lugina e formuar prej tij është me gjelbërim të përhershëm dhe bimësi të dendur që krijon pejsazhe të mrekullueshme gjatë gjithë rrjedhës së tij.