Sarandë, drejt kompletimit orkestra frymore e fëmijëve
Projekti i Bashkisë Sarandë, për t’i dhënë qytetit Orkestrën Frymore të Fëmijëve, përveç asaj të të rriturve, është në rrugë të mirë.
Me fëmijë që kanë hobi instrumentat frymorë, ka kohë që punohet nga disa instruktorë të përfshirë në këtë projekt.
Gjithësesi, ata janë në kërkim të elementëve të tjerë. Për të realizuar kompletimin e reparteve të orkestrës frymore, ata janë ndalur së fundmi në institucionin e Shtëpisë së Fëmijëve Shkollorë “Vangjel Pulla”.
Edhe mes tyre janë zbuluar fëmijë me prirje të veçanta, të gatshëm për t’u bërë pjesë e formacionit të Orkestrës Frymore të Qytetit.
Nga Qendra Kulturore e Fëmijëvr punohet me synimin që në fund të muajit mars ose në fillimin e prillit, Orkestra Frymore e Fëmijëve, të bëjë daljen e saj të parë në publik.